Per pagen e luftes

Pershendetje,

Si jeni? Dua te bej nje pyetje ne lidhje me pagen e luftes. Kam 2 vite qe punoj ne nje fabrike kepucesh. Me date 13 mars kam ndaluar punen per arsye te virusit. Me kane thene te puna se une nuk e perfitoj pagen e luftes. Jam e interesuar te di nese mund ta perfitoj une kete page? Nese po, si mund ta perfitoj? Faleminderit


Qytetari: A. P. Data: 9 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Per pagen e luftes”

  1. Pershendetje,

    Nese data e largimit tuaj nga puna, sipas listepagesave te dorezuara ne sigurimet shoqerore, eshte midis dates se hyrjes ne fuqi te urdhrave te MSHMS deri me date 10 prill, atehere ju beni pjese ne kategorine e subjekteve qe mund te perfitojne ndihmen financiare prej 40,000 leke. Ju duhet te komunikoni me ish-punedhenesin, pasi ai ka te drejte te beje aplikimin per llogarine tuaj.

    Faleminderit

  2. Pershendetje

    Ne lidhje me paketen e Ndihmes financiare nr. 2 (VKM nr. 305, date 16.04.2020) perfitues jane kategorite e meposhtme:
    – Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore mbi 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, të mbyllura sipas Urdhrit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë.
    – Të punësuarit e subjekteve të lejuar për të ushtruar aktivitet, të cilët janë larguar nga puna nga data e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS deri në datën 10 Prill 2020, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. Data e dorëzimit të formularit E-sig 027, nuk duhet të jenë më e vonë së 10 Prill 2020.
    – Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore deri në 14 000 000 lekë, të lejuara për të ushtruar aktivitet sipas Urdhërit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë që në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. (Nuk përfshihen punonjësit përfitues sipas pikës 2)
    – Të punësuarit e subjekteve që ushtrojnë aktivitet në sektorin e strukturave akomoduese, të cilët figurojnë në listëpagesat e subjekteve, deri në datën e Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. Nëse subjekti ushtron disa lloje aktivitetesh, përfitojnë vetëm të punësuarit në aktivitetin e strukturës akomoduese.

    Per informacion me te detajuar mbi kete pakete dhe menyren e aplikimit, mund te klikoni linkun: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1374/paketa-e-ndihmes-financiare-nr2-njihuni-me-menyren-e-aplikimit-per-te-perfituar-ndihmen-financiare-sipas-vkm-nr-305-date-16042020

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet