Per levizje jashte shteti me femije pas divorcit

Pershendetje,

Desha te pyes, nese pas divorcit, prinderi qe gjykata i ka lene prinderimin deshiron te leviz per te jetuar jashte, si duhet te veproj per femijen e mitur? Pasi deshiron ta marre me vete edhe femijen. Faleminderit


Qytetari: L. D. Data: 2 February , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Per levizje jashte shteti me femije pas divorcit”

  1. Pershendetje. Pavaresisht vendimit te gjykates per kujdestarine e femijes, autorizimi per te dale jashte vendit duhet te jete i shprehur ne forme konkrete ne vendim. Nese ju e keni pasur ne kerkesen e objektit te padise, dhe gjykata e ka pranuar, keni te drejte te levizni me femijen e mitur jashte vendit. Nese ne vendimin e gjykates percaktohet vetem e drejta per rritje dhe edukim te femijes, atehere kjo nuk ju jep te drejten per te dale jashte vendit. Per te dale me femijen jashte vendit ju duhet nje Deklarate noteriale nga prindi tjeter, ose nje vendim gjykate qe e autorizon kete gje specifikisht.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet