Për lejen vjetore

Përshëndetje!
A më takon leja vjetore pasi nuk kam bërë 1 vit punë (pasi jam punësuar në nëntor 2019)? Faleminderit


Qytetari: A. H. Data: 14 September , 2020, Kategoria: Pune.

One response to “Për lejen vjetore”

  1. 3

    Pershendetje,
    Gjatë një viti pune, punëmarrësit kanë të drejtë të marrin jo më pak se 4 javë kalendarike pushim të paguar. Kur punëmarrësi nuk ka kryer një vit pune të plotë, kohëzgjatja e pushimeve vjetore të paguara përcaktohet në raport me kohëzgjatjen e marrëdhënieve të punës.
    Pushimet vjetore duhet të jepen gjatë vitit të punës ose deri në fund të tremujorit të parë të vitit pasardhës, por asnjëherë nuk duhet të jenë më pak se një javë kalendarike pa ndërprerje. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet