Pershendetje,
Kam punuar shofer autoambulance ne spital dhe kam mbushur moshen (65 vjec) per pension ne shkurt 2023, me jane shkeputur marredheniet e punes me date 01.03.2023, ku me eshte dhene nje page shperblim per daljen ne pension dhe leja vjetore e pakryer e 2022 me eshte dhene shperblim ne page.Ne zbatim te Vendimit Nr. 568, datë 6.10.2021 “PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE PËR KOHËZGJATJEN E PUNËS DHE TË PUSHIMIT, ORËT SHTESË DHE KOMPENSIMIN E TYRE NË INSTITUCIONET E ADMINISTRATËS SHTETËRORE, INSTITUCIONET E PAVARURA DHE NJËSITË E VETËQEVERISJES VENDORE” kreu III “Pushimet” pika 4 ku parashikohet se: “Pushimi vjetor i paguar duhet të jepet gjatë vitit kalendarik ose deri në fund të tremujorit të parë të vitit kalendarik pasardhës. Në rastet kur punëdhënësi nuk miraton kryerjen e pushimeve vjetore apo i punësuari nuk i merr pushimet vjetore, të plota apo të pjesshme, ai ka të drejtë t’i kryejë ato brenda tre vjetëve nga dita në të cilën i lind kjo e drejtë, duke zbatuar të njëjtën procedurë të parashikuar në pikat 2 dhe 3, të këtij kreu”.
A kam te drejte te lejes se pakryer te vitit 2021 ose 2020 dhe a me jepen shperblim ne page ne kete rast (pika 8 kreu III i ketij vendimi) keto leje te cilat nuk i kam kryer ( pasi nuk i kam kerkuar).
Faleminderit
One Response
Peshendetje,
Referuar dispozites se sipercituar si dhe kodit te punes lejet e paezauruara nga punmarresi merren shperblim page ne rast se marrdheniet e punes kane perfunduar, pra ju mund te drejtoni kerkese me shkrim prane pundhenesit tuaj per t’iu shperblyer per pushimet e pakryera brenda tre vjeteve nga dita qe ju ka lindur kjo e drejte.
Faleminderit!