Per largim te padrejte nga puna

Pershendtje,

A kane te drejte te me largojne nga puna, institucioni ku une punoj, vetem per nje shkelje, duke mos pasur kurre asnje verejtje me perpara? Theksoj se me perpara jam shperblyer me ngritje ne detyre ne kete institucion. Faleminderit,


Qytetari: S. K. Data: 21 January , 2021, Kategoria: Marredhenie pune.

One response to “Per largim te padrejte nga puna”

  1. Pershendetje. Kodi i punes parashikon zgjidhjen e kontrates ne menyre te menjehershme, per shkaqe te justifikuara. Shkaqet e justifikuara vleresohen nga gjykata rast pas rasti, por sipas Kodit te Punes perbejne shkelje te lehta te rregullave ne pune, te perseritura, ose shkelje e rende e tyre.
    Pra nese shkelja eshte e rende, pavaresisht ecurise se meparshme te marredhenies midis paleve, punedhenesit dhe punemarresit, eshte e mundur qe kontrata te zgjidhet.
    Ne cdo rast punedhenesi ka detyrimin qe te respektoje proceduren e punes, ku i jep mundesine punemarresit qe te jape shpjegimet e nevojshme lidhur me situaten dhe shkeljen e konstatuar.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet