Per kujdestarine

Pershendetje,

Dua te marr kujdestarine e vellait tim te semure mendor. Vellai ka jetuar me nenen dhe babain. Nena i ka vdekur, ndersa babai nuk eshte i afte te kujdeset per te. Babai shkon sa ne ne Itali tek femijet e tjere dhe me pas kthehet ne Shqiperi.  Pra, mua me ka mbetur te kujdesem per vellain tim, por nuk ma japin kujdestarine.

Kam shkuar te zyra ligjore falas dhe avokati me ka dhene shume letra per t’i paraqitur. Une jam e papune dhe kam 3 femije dhe burrin. Aktualisht une po e mbaj vellain tim te semure. Une me gjithe ato dokumente qe me ka kerkuar avokati nuk kam mundesi qe t’i marr pasi kane kosto.
Disa nga dokumentat e kerkuara jane: 1. deshmi pasuri; 2. Fotokopje dosje te semuri; 3.deshmi nese femijet e mi jane dakort per ta pranuar dajen e tyre ne shtepi; 4.raport mjeku ligjor;  5. vertetim papunesie; 6. te ardhurat financiare; 7. Saktesim adrese; 8. Sa shtepi kam, e disa te tjera qe nuk me kujtohen.
Te gjitha keto behen me lek dhe une nuk kam mundesi. Si t’ia bej ju lutem? a ka ndonje mundesi te qe shmangen keto dokumenta ose te sigurohen nga vete institucionet shteterore?  Faleminderit,


Qytetari: A. D. Data: 6 July , 2020, Kategoria: Familjare.

One response to “Per kujdestarine”

  1. Pershendetje. Caktimi i kujdestarit ligjor behet me vendim te gjykates kompetente. Ne gjykate do te paraqisni te gjithe dokumentet qe vertetojne gjendjen e paaftesise se vellait tuaj. Ne kete rast mjafton nje kopje me vule te dosjes qe ka mjeku i familjes per vellain tuaj. Kjo dosje merret me vulen e vete Klinikes ku ushtron detyren mjeku i familjes dhe eshte pa kosto.
    Ju duhen te gjitha certifikatat personale dhe familjare qe te vertetoni lidhjen familjare me personin per te cilin kerkoni ti hiqet zotesia per te vepruar. Pjesa me e madhe e ketyre dokumenteve shkarkohen pa pagese nga e-albania. Dokumentet per pronesine tuaj nuk kane rendesi per procesin e heqjes apo kufizimit te zotesise per te vepruar te nje personi. Megjithate, ne cdo rast edhe keto dokumente jane te aksesueshem prane e-albanias.
    Nese jeni ne pamundesi financiare per te paguar nje avokat, mund te beni kerkese ne gjykate ku te kerkoni qe t’ju caktoje nje avokat te paguar nga shteti. Ne vijim gjeni linkun per formularin.
    https://juristionline.al/kerko-ndihme-juridike-dytesore/

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet