Per kryerje punimesh

Pershendetje, Si jeni?

Per kryerjen e punimeve te llojit: Nenshtrese betoni (sistemim sheshi), riparim muri te demtuar nga termeti, riparim suvatimi, riveshje muri dhe vendosje zgara hekuri, a duhet marre leje nga Bashkia? Ciles procedure duhet t’i referohem? Faleminderit


Qytetari: J. D. Data: 17 November , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Per kryerje punimesh”

  1. Pershendetje,

    Per t’u pajisur me leje ndertimi ose per te dorezuar deklaraten paraprake te punimeve duhet te interesoheni dhe te kerkoni informacion prane Bashkise/Njesise Bashkiake ku jetoni. Kategorizimi i punimeve qe do te kryeni dhe pajisja e tyre me leje ose jo, behet duke u mbeshtetur ne ligjin “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit” dhe rregulloret perkatese.
    Ndërhyrje të mirëmbajtjes së zakonshme nuk kane nevoje per pajisjen me leje ndertimi, por duke qene se ju do te kryeni disa lloje ndertimi qe mund te rezultojnë në rikonstruksion, riparim dhe restaurim që çojnë në krijimin e një strukture tërësisht ose pjesërisht të ndryshme nga ajo e mëparshme, mund te jete e nevojshme leje ndertimi ose se paku deklarate paraprake punimesh, qe duhet dorezuar ne Bashkine perkatese.
    Ne cdo rast ju keshilloj te kerkoni informacion te specializuar prane bashkise, nese duhet leje ndertimi ne lidhje me punimet qe do te kryeni, si dhe procedurat konkrete. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet