Per kompesimin financiar te pronave

Pershendetje,

Kam aplikuar shume here prane Agjensise se Trajtimit te Pronave per kompensim financiar. Kam bere keto aplikime:
– aplikim dt.08.07.2016, nr.805-F
– aplikim dt.04.10.2018, nr.1250-F
– aplikim dt.04.10.2018, nr.2047-E
– aplikim dt.28.02.2019 , nr.2356-C
– aplikim dt.01.03.2019 nr. ??

Perse nuk jam kompesuar? Jam iteresuar disa here prane sporteleve te A.T.P-se dhe nuk kam marre asnje pergjigje, vetem genjeshtra duke na mashtruar se se shpejti do te kompesohemi. Jane kompesuar aplikime te te tjereve me formular aplikim brenda nje apo dy muajve. Aplikimet e mia po bejne me vite dhe nuk na jepet asnje pergjigje zyrtare se si do te veprohet me keto aplikime. Jam ne pritje te pergjigjes tuaj per te bashkepunuar me dokumentacionin origjinal te aplikimeve qe zoteroj. Flm.


Qytetari: m. c. Data: 15 July , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Per kompesimin financiar te pronave”

  1. Pershendetje. Ligjit per trajtimin e pronave nuk ka percaktuar afat lidhur me pagesen e kompensiminit finaciar, te vendimeve te njohjes se prones qe kane te percaktuar vleren e kompensimit financiar. Ligji percakton detyrimin qe per cdo vit, fondi buxhetor per kompensimin financiar te jete jo me pak se 50 miliard leke pergjate 10 viteve nga momenti i hyrjes ne fuqi te ligjit. ATP‐ja ka detyrimin t’i njoftoje publikisht personat e interesuar per te cilet miratohet kalimi i fondit te kompensimit financiar, nëpërmjet faqes zyrtare të institucionit (atp.gov.al), Buletinit të Njoftimeve Zyrtare (qbz.gov.al) dhe/ose në media.
    Ne mungese te nje afati per pagesen e kompensimit financiar, ligji nuk parashikon as mundesine per te ankimuar mospagesen e ketij fondi.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet