Per informacion

Pershendetje,

Jam 23 vjec dhe kam lindur ne Greqi. Problemi im qendron se dua te bej celebrimin me nje vajze shqiptare dhe te gjendja civile ne Shqiperi figuroj me nje emer ndryshe nga ai qe kam ne Greqi. Cfare duhet te bej qe te ndryshoj te dhenat ne gjendjen civile shqiptare? Dua t’i bej njesoj si i kam ne Greqi, pasi kjo me penalizon per celebrimin. Ju lutem me ndihmoni me nje pergjigje. Faleminderit,


Qytetari: B. G. Data: 24 August , 2020, Kategoria: Gjendja civile.

One response to “Per informacion”

  1. Përshëndetje!

    Neni 57 i Ligjit Nr. 10 129, datë 11.5.2009 PËR GJENDJEN CIVILE parashikon se ndryshimi i emrit mund te behet vetem per shkaqe papershtatshmerie, pra kur emri i regjistruar eshte i hyn ne listen e emrave te papershtatshem, te njohur si te tille nga legjislacioni ne fuqi. Ne keto kushte, ne parim, nuk mund te ndryshohet emri per asnje shkak tjeter.

    E vetmja mundesi per te ndryshuar emrin, do ishte rasti kur gjate regjistrimit ne Shqiperi, per ju eshte mbajtur nje akt lindje i dyte i cili ka te dhena te ndryshme nga akti i lindjes ne Greqi, qe ka rezultuar te jete nje praktike e zbatuar shpesh nga zyrat e gjendjes civile. Zgjidhja ne kete rast do te ishte fillimi i nje procesi gjyqesor ku te kerkoni pavlefshmerine e aktit te lindjes ne Shqiperi dhe detyrimin e gjendjes civile per te zbatuar aktin e lindjes ne Greqi. Duhet te verifikoni nese jeni ne kushtet e ketij skenari, i cili perben te vetmen mundesi per ndryshimin e emrit.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet