Per heqjen e shtetesise

Pershendetje,

Shtetesia eshte permase juridike qe trajtohet si e drejte e njeriut ne kushetetute, si dhe ne ligjin per shtetesine. Interesohem te di nese mund te heq shtetesine shqiptare, pa fituar nje shtetesi te re? Ju faleminderit.


Qytetari: A. P. Data: 13 December , 2020, Kategoria: procedura administrative.

One response to “Per heqjen e shtetesise”

  1. Pershendetje

    Shtetasi shqiptar ka të drejtë të heqë dorë nga shtetësia shqiptare vetëm nëse plotësohen njëri nga kushtet vijuese:
    – Të ketë një shtetësi tjetër;
    – Të ketë fituar një shtetësi tjetër;
    – T’i jetë garantuar dhënia e një shtetësie tjetër nga organet kompetente të shtetit të huaj.
    Lënia e shtetësisë shqiptare bëhet me dekret të Presidentit të Republikës, kurse përpunimi i kërkesës për lënien e shtetësisë bëhet nga Ministria e Brendshme.
    Kerkesen per lenien e shtetesise shqiptare mund ta beni nepermjet portalit e-Albania ne linkun ne vijim : https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9635. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet