Per gjobat e policise ne kohe COVID-19

Jam nje qytetar nga quteti i Durresit. Punoj ne nje firme transporti  mallrash brenda dhe jashte vendit. Me dt 27 05 2020 ne rrethrrotullimin e plugut ne Lushnje me ndalon nje patrulle e policis rrugore dhe me gjobit me 2000 mije leke gjobe se ishim 3 persona ne makine te te njejtes firme. Dua te me ndihmoni juridikisht, a eshte normale nje gjobe e tille kur po me date 27 05 2020 vete kryeministri tha se nuk do kete me kufizime mbi levizjet dhe vecanerisht per punetoret. flm


Qytetari: S. A. Data: 28 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Per gjobat e policise ne kohe COVID-19”

  1. Spiro Maliqi Spiro Maliqi says:

    Pershendetje,

    Masen administrative gjobe, mund ta ankimoni prane Drejtorise Vendore te Policise ne Komisariatin e qytetit ku jetoni. Ne ankimimin qe mund te paraqisni, permendni faktet dhe rrethanat qe sipas jush e bejne jo objektive vendosjen e asaj gjobe nga patrulla e policise, duke u bazuar ne VKM perkatese te nxjerra per parandalimin e pandemise. Nese keni pasur autorizm nga punedhenesi juaj, bashkengjisni ankimimit dhe paraqiteni ne daten e caktuar ne komisionin per vleresimin e gjobave prane Komisariatit te Policise.

    Faleminderit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet