Per fitim pronesie

Jam i martuar qe nga viti 1988 dhe kam banuar fillimisht ne nje banese 2 kateshe, me 2 dhoma te medha, nje guzhine dhe nje koridor njeri gati 8m2 dhe nje dhome e madhe ne anen tjeter me nje koridor dy m2 e nje guzhine te vogel 1.5 m2 me2 te gjitha kati i dyte(kati i pare bodrum)e cila i perkiste prinderve te mi. Kam jetuar me babane (pasi nena me ka vdekur ne vitin 1989), gjyshen dhe vellan e vogel, pasi vellai i madh banonte ne Tirane qe nga viti 1980 dhe i ndare me certifikate duke mare dhe shtepi nga shteti ne vitin 1983. Edhe pse kam banuar me babane me certifikate me kishin ndare qe nga viti 1988 .Pavaresisht ndarjes me certifikate ne 1988 ne jetonim bashke dhe te dy rrogat tona nga 6500 deri 7200 leke secili burre dhe grua te asaj kohe i dorzonim ne shtepi duke perballuar te gjitha problemet ekonomike ku benin pjese dhe shpenzimet per shkollen e vellait te vogel i cili e mbaroi ne vitin 89. Ne shtepi kishim dhe gjyshen e cila ishte pa pension dhe mbahej me te ardhurat tona. Pensionet e te dy prinderve fillimisht perballonin semundjen e nenes dhe borxhet e krijuara para marteses. Ne vitin 2003 me vdes babi. Para vdekjes se babit martohet vellai ne vitin 2000 i cili kishte emigruar ne Greqi nga viti 1994 deri ne vitin 2000. Ne kohen qe martohet vellai ne ndahemi me vehte duke na dhene babai me goje pjesen qe kishte vetem dhomen e gjumit dhe vazhdimesine e saj per te banuar kur ne nderkohe ishim me dy femije datelindja 1988 dhe 1994. Poshte dhomes se gjumit ndodhej nje katua bodrum. Nderkohe vellai i vogel duke pasur leke prish shtepine ne pjesen me dy dhoma qe ndahej me ne duke i kryer nje rikonstruksion.Te ndodhur perballe kesaj situate ku ne pjesen e hapur binte shiu mbi krevat u detyruam pa asnje kursim me vehte te kerkojme lek borxh.Na ndihmojne njerzit e gruas ku disa leke jane derguar me Wester Union nga Greqia te tjera dorazi e disa materiale i merja nga kompania ku punoja duke lene pagen ne ndalese ne bordero.Fillova te ndertoja ne bodrum duke folur me babin qe shkallet qe kisha jashte ti perdorja per tu lidhur me bodrumin e katit te pare duke i mbuluar me mur nga jashte. Ne momentin qe mbarova punimet dhe do lidhja shkallet me dy hyrjet vellai i vogel nuk e le babin qe te beja shkallet.Une ekundershtova pasi me miratimin e tij une kisha bere projektin me inxhinier qe kishte kushtuar, por dhe shkallet brenda me ngushtonin hapesiren. Babi me hodhi ne gjyq ku kerkoi dorzim sendi ku e fitoi. Por nuk u realizua sepse nuk beri kerkese te permbarimi dhe me vone vdiq. Ne sot jetojme te kjo shtepia qe kemi ndertuar me shkalle nga brenda pas vendimit te gjyqit dhe pas kesaj periudhe me vendim gjykate shtepia ekzisuese e babit qe figuronte ne hipoteke figuron ne tre pjese sepse jemi vetem tre vellezer.Vellai qe kam ne Tirane kerkon pjesen .Shtepia eshte e gjitha 324m2 nga te cilat 120 m2 ndertese. Shtepia ime kap 48 m2 sip ndertimi(duke pasur dy kate) dhe 100 m2 toke. Per sa me siper shtepia ime eshte e paregjistruar as nuk na e legalizojne. Vellai kerkon nje sasi te konsiderueshme lekesh pa marr parasysh kontributin per ta mbajtur shtepine ekzistuese dhe invenstimin e bere per shtepine e re. Ju lutem cfare rruge duhet te ndjek per ta fituar shtepine dhe certitifikuar ate te posedimit apo te pjestimit te pasurise? Qe nga viti 1998 une kam kontrate energjie dhe uji ne emrin tim. Faleminderit


Qytetari: L. S. Data: 25 November , 2019, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Per fitim pronesie”

  1. 1

    Zgjidhja më e mirë për rastin tuaj është të bësh një marrëveshje me vëllezërit, duke hequr ti diçka nga pjesa jote dhe ata diçka nga pjesa e tyre. Kontributi që ti ke dhënë ndër vite nuk është se provohet dhe nuk ka ndonjë rëndësi të madhe ligjore (përveç në rastin e legalizimit por nuk është ky rasti pasi pasuria është e babit dhe ai ka një vendim për “Lirim dhe dorëzim sendi”). këtë vendim mund ta ekzekutojnë edhe trashëgimtarët e tij ligjorë që janë vëllezërit e tu, por në këtë rast e kanë të pamundur pasi edhe ju jeni trashëgimtar ligjor dhe nuk janë ndarë pjesët takuese (pra ai vendim gjyqësor nuk ka më asnjë vlerë juridike, por ju pengon ju të kërkoni legalizimin vetëm për veten tuaj).
    Pra, i vetmi mjet procedural është neni 207 i Kodit Civil “Pjesëtimi pasurisë”, ndërmjet të tre vëllezërve. Në këtë rast pjesëtimi i pasurisë kalon në dy faza: 1. Ndarja e pjesëve ideale dhe 2. Kërkimi konkret se kush do mbajë pjesët.
    Për këtë gjë gjykata thërret edhe një ekspert ndërtimi për të vlerësuar nëse është e mundur të ndahet pasuria.
    Në rast se pasuria nuk mund ndahet secili mund të kërkojë pasurinë që mendon se i takon (duke i paguar vlerën për pjesën bashkëpronarëve të tjerë) dhe gjykata e vlerëson mbi bazën e dy kritereve: 1. Kush nga bashkëpronarët ka më shumë nevojë në shtëpi dhe 2. Kush nga bashkëpronarët jeton në shtëpi.

    Në rast se pasuria mund ndahet secili mund të kërkojë pjesën e pasurisë që mendon se i takon (duke i paguar vlerën për pjesën që mund të përfitojë më shumë bashkëpronarëve të tjerë) dhe gjykata përsëri e vlerëson mbi bazën e dy kritereve: 1. Kush nga bashkëpronarët ka më shumë nevojë në shtëpi dhe 2. Kush nga bashkëpronarët jeton në shtëpi.
    Ky është nj ë proces i gjatë dhe i lodhshëm, për më tepër kur bëhet fjalë për marrëdhënie familjare, pra të rekomandoj ta zgjidhësh me marrëveshje, duke marrë në konsideratë që një pjesë të pasurisë e keni për ta legalizuar dhe duhet të bashkëpunoni të tre vëllëzërit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet