Për efekt pensioni pleqërie

Jam invalid i punës prej disa vitesh dhe në prag pensioni pleqërie. A njihen vitet e invaliditetit si vite vjetërsie në punë? Gjatë periudhës së invaliditetit, për disa vite, kam paguar edhe sigurime shoqërore e shëndetësore sepse kam patur të rregjistruar biznes privat në emrin tim. A njihen këto kontribute të paguara në përllogaritjen e pensionit të pleqërisë? Me respekt,


Qytetari: N. K. Data: 19 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Për efekt pensioni pleqërie”

  1. Pershendetje,

    Per te llogaritur pensionin juve do t’ju merren ne konsiderate vitet e punes dhe vitet qe keni qene perfitues i pensionit te invaliditetit.
    Sipas nenit 58 te ligjit per sigurimet shoqerore, krahas viteve te punes, per te cilat jane derdhur kontributet perkatese te sigurimeve shoqerore, si vjetersi pune njihet edhe periudha per te cilen personi ka perfituar nga pagesat e sigurimeve shoqerore, duke perfshire dhe pensionin e pjesshem te invaliditetit. Per periudhen qe keni paguar njekohesisht edhe kontributet per shkak te vetepunesimit, nuk llogariten te dyja, por vetem njera. Pra pavaresisht se ju keni paguar kontributet dhe keni perfituar pension gjate nje viti, per efekt vjetersie ai llogaritet si nje vit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet