Per ndryshimin e emrit te femijes

Pershendetje,

Si mundet te ndryshoje emrin e femijes? Cila eshte procedura dhe dokumentacioni qe duhet te dorezoje?

Ju faleminderit,

 


Qytetari: T. B. Data: 14 July , 2020, Kategoria: Gjendja civile.

One response to “Per ndryshimin e emrit te femijes”

  1. Pershendetje,

    Ne nenin 57 te ligjit per “Per Gjendjen Civile”, parashikohen rastet e ndryshimit te emrit/mbiemrit. Ne kete dispozite percaktohet se emri mund te ndryshohet me kërkesë të personit të interesuar, sipas procedurës së parashikuar në nenet 57/1 deri në 57/10 të këtij ligji, brenda 1 viti nga mbushja e moshës madhore, dhe vetëm një herë, si dhe sipas nenit 45 të këtij ligji.

    Ne parim, ndryshimi i emrit lidhet me 2 shkaqe qe jane taksative:
    1) papershtatshmeria (pra nese emri eshte i papershtatshem sipas listes se emrave te papapershtatshem); dhe
    2) korrigjimi i gabimeve.
    Ne rast te plotesimit te kushteve sipas rasteve te sipercituara mund te paraqitet kërkesë në Zyrën e Gjëndjes Civile ku figuron i rregjistruar, në të cilën duhet të shënojë shkaqet për ndërrim emri.

    Dokumentat për ndërrim emri, mbiemri:
    – kërkesë per ndryshim emri;
    – çertifikatë lindje me foto;

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet