Pershendetje,
Kam nje pyetje ne lidhje me dhurimin e pasurise se paluajtshme nga prindi tek femija falas. Dua te di nese eshte e mundur qe aktin tek noteri ta kryeje vetem prindi apo duhet te jete prezent edhe femija? (i cili eshte emigrant). Faleminderit,
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje
Lidhja e kontrates se dhurimit ne favor te femijes eshte nje nga veprimet juridike te admnistrimit te zakonshem te pasurise se femijes, i cili ka per qellim te ruaje dhe te shtoje pasurine e femijes. Ky veprim mund te kryhet nga secili prej prinderve qe ushtron pergjegjesine prinderore.
Nese femija juaj ka mbushur moshen 14 vjec (14-18 vjec), eshte e nevojshme qe te shprehe vullnetin e tij personalisht per kete veprim, duke u shoqeruar nga njeri prej prinderve qe jep pelqimin paraprak per kryerjen e ketij veprimi.
Nese femija eshte nen 14 vjec është i pazoti për të vepruar dhe ky veprim juridik kryhet ne emer te tij nga ana juaj si perfaqesues ligjor (neni 8 i Kodit Civil).
Kontrata e dhurimit duhet te realizohet me akt noterial para nje noteri publik dhe te rregjistrohet ne Zyren e Kadastres, ku ndodhet e rregjistruar pasuria. Faleminderit,