Per daljen ne pension

Pershendetje,

Jam e punesuar ne administraten shteterore. Pas disa muajsh plotesoj moshen e daljes ne pension.
Pyetja ime eshte nese jam e detyruar te dal ne pension? Ligji i sigurimeve shoqerore thote qe te lind e drejta per te perfituar pension, por nuk te detyron qe te dalesh. Une dua ta kundershtoj shkresen e personelit per nxjerrje ne pension si te pabazuar ne ligj. A kam te drejte? Faleminderit


Qytetari: K. T. Data: 3 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Per daljen ne pension”

  1. Pershendetje,

    Ligji per sigurimet shoqerore parashikon te drejten per te dale ne pension, pasi se pari, pensioni eshte e drejte dhe jo detyrim. Se dyti, cdo person ka te drejte qe te punoje edhe pasi i lind e drejta per pension, madje edhe pasi ka dale ne pension dhe perfiton pensionin e pleqerise. Jane politikat e institucionit te cilat percaktojne nese punonjesit do te qendrojne ne pune pas plotesimit te moshes per pension. Per disa profesione, apo pozicione pune, kjo percaktohet edhe ne ligjin perkates.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet