Pensioni

Pershendetje.

Babai im ka dale ne pension keto dy muajt e fundit por 3 kompani ku ai ka punuar nga 1992 deri ne 2000 nuk i kane paguar leket per efekt pensioni ne sigurime shoqerore, por ne libreze i ka te hedhura me firme dhe vule, kurse ne sigurime nuk figurojne. Ju lutem si veprohet ne te tilla raste ?


Qytetari: A. S. Data: 1 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Pensioni”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Rasti ne fjale mund te ndiqet vetem nepermjet rruges gjyqesore. Qe do te thote babai juaj, duhet te hapi nje gjyq ne gjykaten civile me objekt vertetimin e faktit juridik te qenies ne marredhenie pune, ne vendin e punes ku ka punuar per periudhen nga 1992 deri me vitin 2000, ne perputhje me vitet dhe vendet e punes perkatese.
    Pasi te perfundoje gjykimi dhe vendimi te marre forme te prere, babai juaj duhet ta paraqese kete vendim prane sigurimeve shoqerore se bashku me dokumentat e tjere te kerkuar dhe kerkesen per perfitim pensioni. Periudhat e vertetuara me vendimin e gjykates per vertetim fakti do t’i njihen me pas nga ky institucion dhe do te behet perllogaritje e pensionit.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet