Pensioni ushqimor …

Përshëndetje , kam një pytje rreth pensionit ushqimor dhe pyetja vijon si më poshtë :
Kam femijen ne vitin e 3 gjimnaz dhe mbas mbarimit te gjimnazit do ta vazhdoje shkollen e larte 2 vjecare per asistent ligjor… Pra nqs djali vazhdon shkollen e larte 2 vjecare ( me karakter profesional ) , a do vazhoje pensioni ushqimor apo jo ?
Falemimderit


Qytetari: R. S. Data: 4 February , 2020, Kategoria: Uncategorized.

3 responses to “Pensioni ushqimor …”

  1. 1

    Detyrimi për ushqim vazhdon edhe për kohën që fëmijët madhorë ndjekin shkollën e mesme ose të lartë(ku perfshihet edhe profesionalja), deri në moshën 25 vjec, ndaj gjykoj se i takon ende pensioni ushqimore

  2. Erald Llanaj Erald Llanaj says:
    1

    Te drejte e pensionit ushqimor djali e ka deri ne moshen 18 vjen por nese ai vazhdon nje shkollen te larte atehere ligji ka parashikuar qe kush ndjek universitetin apo shkollat e larta profesionale e perfitojne pensionin ushqimor deri ne perfundim te studimeve.

  3. Në rast se fëmija juaj pas gjimnazit deri në moshën 25 vjeç do të vazhdojë arsimin e lartë profesional për efekt të ligjit duhet t`i vazhdojë pensioni ushqimor, gjë e cila parashikohet në nenin 197 të Kodit të Familjes që parashikon se: “Prindërit kanë detyrimin për ushqim ndaj fëmijëve të tyre, kur këta nuk kanë mjete të mjaftueshme për të jetuar. Një fëmijë i mitur mund t’u kërkojë prindërve të tij detyrimin për ushqim edhe kur ka pasuri, kur të ardhurat nga pasuria dhe nga puna e tij nuk i përmbushin nevojat e tij. Detyrimi për ushqim vazhdon edhe për kohën që fëmijët madhorë ndjekin shkollën e mesme ose të lartë, deri në moshën njëzetepesë vjeç”.
    Shkolla e lartë 2 (dy) vjeçare, konsiderohet arsim i lartë, bazuar në nenin 1 dhe 6 të Ligjit 80/2015 “Për arsimin e lartë” që parashikon se:
    1. “Arsimi i lartë” është arsimimi që ofrohet pas arsimit të mesëm nga institucionet e arsimit të lartë, sipas përcaktimeve të këtij ligji dhe akteve të tjera nënligjore.
    6. “Institucionet e arsimit të lartë” janë personat juridikë që ofrojnë arsimim të lartë ose kualifikim profesional pas arsimit të mesëm dhe, sipas llojit të institucionit, edhe kërkim shkencor, si pjesë e sistemit të arsimit të lartë, të krijuar, dhe që ushtrojnë veprimtarinë në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet