Pensioni ushqimor për femijën

Pershendetje , kisha nje pyetje ne lidhje me pensionin ushqimor , kam zgjidhur martesen gjykata e shkalles se pare vendosi masen prej 1000 të rinj ,ndersa ish bashkeshorti beri ankim ne apel per te paguar 500 leke të rinj. Baza qe mer ish bashkëshorti është 3000 mijë lekë të rinj (tre qindë mijë lekë ) . Është e drejtë qe ish burri të paguaj 500 lekë dhe jo 1000 lekë të rinj ? Faleminderit


Qytetari: B. M. Data: 25 October , 2019, Kategoria: Familjare.

2 responses to “Pensioni ushqimor për femijën”

  1. 4

    Në ligj dhe akte nënligjore nuk përcaktohet se sa duhet te jete pensioni ushqimor për fëmijën e mitur. Këtë e vlerëson gjykata rast pas rasti bazuar ne rrethanat objektive dhe mundësive qe kane bashkëshortet. Ne rastin tuaj bazuar në të ardhurat e bashkëshortit praktika gjyqësore (vendime te tjera analoge) kane vendosur detyrimin e bashkëshortit të paguaje për fëmijën e mitur rreth kësaj shume 100.000 mije lekë ( te vjetra), ne rast se bashkëshorti ka një page 300.000 mije leke (te vjetra). Megjithatë të drejtën e ankimit nuk ja mohon dot ish-bashkëshortit dhe pyetjes nëse është e drejtë që ai të animojë vendimin e gjykatës, është e drejte e tij të kundërshtoje çdo pjesë të vendimit. Megjithatë gjykata ne çdo rast vendos qe detyrimi për ushqim fillon nga momenti i ngritjes se padisë. Përveç faktit qe çështja mund te zgjasë ne Gjykatën e Apelit, nuk mendoj se e drejta e pensionit ushqimor mund te cenohet nga kjo gjykate.

  2. 5

    Ne rastin konkret perderisa jemi para nje Ankimi nga ana e burrit tuaj, tashme eshte Gjykata e Apelit qe do ta shqyrtoje kete fakt, dhe ne perfundim te shqyrtimit gjyqesore dhe provave qe jane ne dosje do vendosi per masen e pensionit. Theksoj se kjo mase pensioni eshte e ndryshueshme me kalimin e kohes dhe me ndryshimin e situates se paleve.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet