Pensioni ushqimor

Pershendetje. Ne momentin qe i padituri ka vetem nje makine dhe nje apartament ne bashkepronesi me mua, ca behet per ta marr pensionin ushqimor? (Makina nuk e permbush vleren e percaktuar)


Qytetari: F. K. Data: 26 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Pensioni ushqimor”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Mbi pyetjen qe parashtroni, ju bejme me dije se ky lloj detyrimi eshte nder detyrimet me thelbesore qe prindi (por jo vetem) ka ndaj femijes dhe nuk pushon edhe nese prindit i hiqet e drejta prinderore (si dhe ne rast vdekje te tij).
    Nese ky lloj detyrimi nuk kryhet vullnetarisht nga pala, ekzekutimi i ketij detyrimi kryhet nga permbarimi, i cili verifikon burimet e te ardhurave ne kete rast te pales, te cilat jane llogarite bankare, pasurite e paluajteshme qe rezultojne ne emer te tij, pasurite e paluajtshme (si makina ne rastin konkret).
    Ne kushtet ne te cilat ju ndodheni, ju mund te bisedoni me nje perfaqesues te permbarimit me qellim te lehtesoni anen e verifikimit te pasurive/te ardhurave te mundeshme te ish bashkeshortit tuaj.
    Mos dhenia e mjeteve per jetese perben dhe kundravajtje penale ne mbeshtetje te nenit 125 te Kodit Penal te RSh.

    Faleminderit

  2. Elona Mone Elona Mone says:
    1

    Pershendetje!

    Ne lidhje me problematiken tuaj ju bejme me dije si me poshte vijon:
    Pasi gjykata vendos me vendim te formes se prere zgjidhjen e marteses dhe detyrimin per pagimin e pensionit ushqimor nga ana e njerit prej prinderve, ne rast te mos ekzekutimit vullnetar, ju mund ti drejtoheni zyres se permbarimit per te nisur procedurat per ekzekutim te detyrueshem.
    Zyra e Permbarimit verifikon pasurite ne pronesi te prindit qe detyrohet per pensionin ushqimor, llogarite bankare si dhe pagen nese eshte ne marredhenie pune. Pas ketyre verifikimeve eshte po Zyra e Permbarimit e cila ne baze te ligjit percakton menyren se si do te behet edhe ekzekutimi lidhur me pagesen pasi pensioni ushqimor eshte nje detyrim mujor. Per cdo paqartesi ju lutemi ta na shkruani perseri.

    Gjithe te mirat!

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet