Pensioni ushqimor

Pershendetje

Me vendim bashkeshorti me detyrohet me pension ushqimor per femijen 10.000 leke, por ai nuk eshte i rregjistruar si i punesuar me sigurime. Deri ne nje vendim per ndarje pasurie, ne jetojme ne te njejten banese, keshtu qe as ekzekutimi me ane te sekuestros ne banese nuk ben pune sepse me demton me shume mua. Cfare mund te bej per te ekzekutuar vendimin ne te tilla kushte? Faleminderit


Qytetari: F. F. Data: 5 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Pensioni ushqimor”

  1. Përshëndetje,

    Detyrimi ushqimor është një ndër detyrimet kryesore të çdo prindi ndaj fëmijës së tij që duhet të përmbushet edhe pas zgjidhjes së martesës. Në caktimin e ndihmës për ushqimin e fëmijëve nga prindërit e tyre, gjykatat mban parasysh nevojat për rritjen dhe edukimin e fëmijëve si dhe gjendjen ekonomike të prindit që është i detyruar ta përmbushë detyrimin. Sipas dispozitave të Kodit të Familjes detyrimi ushqimor i prindërve vazhdon edhe ndaj fëmijëve madhorë që ndjekin shkollat e mesme ose të larta me shkëputje nga puna deri në 25 vjeç.
    Në rastin tuaj masa e detyrimit ushqimor e caktuar nga gjykata është 10 mijë lekë. Kur I detyruari është në pamundësi të sigurojë të ardhura nga puna e ligjshme, atëherë institucionet e ekzkekutimit të vendimeve duhet të kenë parasysh cfarëdolloj pasurie tjetër të ish-bashkëshortit tuaj, si pasuri të luajtshme apo të paluajtshme (si.psh llogari bankare, makinë, shtëpi etj).
    Në rast se ish-bashkëshorti juaj ndodhet në paaftësi totale paguese (përvec shtëpisë ku ju jetoni, e cila është në bashkëpronësi), atehere mbetet pak për t’u bërë ligjërisht.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet