Pensioni ushqimor

Pershendetje, kam vajzen ne moshen 17 vjece dhe ne korrik mbush 18 vjec.  Aktualisht eshte ne vitin e dyte gjimnaz.
Dhe pyetja ime eshte, a do te nderpritet pensioni ushqimor ne korrik, pasi vajza mbush 18 vjece, apo do te vazhdoje deri kur te mbaroje edhe vitin e trete gjimnaz? Dhe nqs nderpritet ne korrik, a mund ta marre serisht kur te hyje ne universitet? Faleminderit.


Qytetari: I. P. Data: 31 March , 2020, Kategoria: Familjare.

6 responses to “Pensioni ushqimor”

  1. Pershendetje
    Jo, pensioni ushqimore nuk do te nderpritet edhe nese femija juaj mbush moshen 18 vjec per aq kohe sa do vazhdoje shkollen e mesme apo arsimin e larte. Nese femija juaj ndjek studimet e larta ka te drejte te perfitoje pension ushqimore deri ne moshen 25 vjec ( periudhe gjate se ciles edhe studion) .
    Kjo situate gjen zgjidhje ne nenin 197 te Kodit te Familjes te Republikes se Shqiperise .

  2. Pensioni ushqimor për fëmijën e mitur vazhdon deri në momentin që fëmija mbaron arsimin e Lartë, por jo më vonë se 25 vjeç. Në përgjigje të pyetjes tuaj baza ligjore është neni 197 i Kodit të Familjes që parashikon, se:
    Prindërit kanë detyrimin për ushqim ndaj fëmijëve të tyre, kur këta nuk kanë mjete të
    mjaftueshme për të jetuar.
    Një fëmijë i mitur mund t’u kërkojë prindërve të tij detyrimin për ushqim edhe kur ka
    pasuri, kur të ardhurat nga pasuria dhe nga puna e tij nuk i përmbushin nevojat e tij.
    Detyrimi për ushqim vazhdon edhe për kohën që fëmijët madhorë ndjekin shkollën e
    mesme ose të lartë, deri në moshën njëzetepesë vjeç.
    Megjithatë ky detyrimin nuk është automatik dhe rrjedhojë e vendimit të parë që përcakton detyrimin për ushqim. Së pari duhet parë dispozitivi i vendimit që përcakton kohën e pensionit ushqimor dhe së dyti duhet konsultuar me përmbaruesin gjyqësor, Në rast se dispozitivi nuk është i qartë dhe përmbaruesi gjyqësor nuk arrin të ekzekutojë duhet të kërkohet ndryshimi i vendimit të parë dhe përsëri të shprehet gjykata (madje në bazë të rrethanave mund të kërkohet që detyrimi për ushqim edhe të shtohet).

  3. Mosha maksimale qe legjislacioni jone dhe Kodi i Familjes parashikojne per kete rast eshte 25 vjec, por me kusht qe te vazhdoje shkollen e mesme / universitetin, por gjithmone pa e kaluar kufirin maksimal 25 vjec.

  4. Pershendetje,
    Ligji i zbatueshem per rastin ne fjale eshte neni 197 i Kodit te Familjes se Republikes se Shqiperise dhe sipas cdo rasti qe detyrimi per ushqim eshte caktuar me vendim gjykate duhet ti referoheni percaktimit te vendimit te gjykates qe u ka ngarkuar me kete detyrim.

  5. Spiro Maliqi Spiro Maliqi says:
    1

    Pershendetje

    Afati maximal qe percakton Kodi i Familjes lidhur me moshen ne te cilen femija mund te perfitoje pension ushqimor eshte mosha 25 Vjecare. Pra edhe mbasi te mbushi moshen madhore, vajza mund te perftoje pension ushqimor edhe ne qofte se ajo eshte duke vazhduar shkollen e mesme apo ate te larte.

  6. Pershendetje!

    Kjo situate eshte e sanksionuar ne nenin 197 te Kodit te Familje se Republikes se Shqiperise sipas te cilit detyrimi ushqimor qe ka fituar femija si pasoje e zgjidhjes se marteses, divorcit te prindeve, vijon edhe per kohen qe femija behet/eshte madhor pergjate kohes qe femija vijon shkollen e mesme apo dhe te larten por deri ne kufirin maksimal prej 25 vjec.

    Pra ne rastin tuaj kur femija te mbushi moshen madhore e drejta e tij per pension ushqimor do te vijoje per sa kohe eshte ne vijim te shkolles se mesme/universitetit por deri ne kufirin maksimal 25 vjec.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet