Pensioni i pleqerise i reduktuar

Pershendetje,
Jam 60 vjec dhe kerkoj informacion per te perfituar pensionin e pleqerise se reduktuar. Me kane thene se me mbushjen e moshes 62 vjec kam te drejte te aplikoj per te nese kam mbushur vitet e punes. Pyetja ime konsiston ne faktin se nese aplikoj per pension pleqerie te reduktuar me mbushjen e moshes 65 vjec a marr pensionin e plote apo do te kem gjithe jeten pensionin e pleqerise se reduktuar?


Qytetari: A. A. Data: 30 November , 2021, Kategoria: Sigurimet shoqerore.

One response to “Pensioni i pleqerise i reduktuar”

  1. Irma Baraku Irma Baraku says:
    1

    Përshëndetje!
    Sipas Nenit 31/1 të Ligjit 7703/1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, personat e siguruar kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar, deri tre vjet para mbushjes së moshës së daljes në pension (mosha përcaktohet në nenin 92 të këtij ligji), nëse plotësojnë dy kushte:
    – kanë plotësuar vitet e sigurimit, sipas nenit 92;
    – nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës ose të vetëpunësuar.

    Pensioni i reduktuar është pjesë e pensionit të plotë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit. Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i plotë shumën që del nga shumëzimi i numrit të muajve të përfitimit të pensionit, para mbushjes së moshës së përcaktuar në nenin 92, me koeficientin mujor të reduktimit.
    Koeficienti i reduktimit të pensionit të plotë të pleqërisë, për personat që plotësojnë kushtet e parashikuara në paragrafin e parë, të këtij neni, është 0,6 për qind në muaj.
    Faleminderit!

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet