Pensioni i invaliditetit

Pershendetje,

A mundet dega vendore e sigurimeve te me heq te drejten per pensionin e invaliditetit te plote? Po nese me ligj une e kam kete te drejte, por faktikisht nuk perfitoj pensionin, ku mund te ankohem? Ju faleminderit per kohen tuaj!


Qytetari: E. P. Data: 9 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Pensioni i invaliditetit”

  1. Përshëndetje! Ligji Nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, percakton se:
    1. Personi që bëhet i paaftë merr pension invaliditeti, kur ka plotësuar periudhën minimale të sigurimit dhe për çdo arësye, veç aksidentit në punë ose sëmundjes profesionale. Ai e merr këtë pension kur bëhet i paaftë: a) për çdo veprimtari ekonomike; b) kur ka gjymtime të forta dhe dëmtime fizike (duke përfshirë verbimin). Invaliditeti caktohet nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP). Në vendimin e tij shënohen shkaqet e invaliditetit, koha e fillimit të tij, si dhe shkalla e humbjes së aftësisë në punë.
    2. Periudha minimale e sigurimit për pension invaliditeti është sa 3/4 e diferencës së moshës së personit të siguruar në kohën që bëhet i paaftë dhe moshës 20 vjeç dhe në 5 vitet e fundit para lindjes së të drejtës të ketë së paku 12 muaj sigurim shoqëror. Personi, që është në kushtet e invaliditetit të plotë, por që nuk plotëson periudhën minimale të sigurimit, ka të drejtë për pension invaliditeti të reduktuar, në masën që rezulton nga raporti i periudhës së tij të sigurimit me periudhën e duhur për pension të plotë invaliditeti.

    Ne rastin tuaj nese mendoni se pensioni invaliditetit te plote ju eshte hequr ne menyre te padrejte, mund te beni ankim kundër Vendimit të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë të nivelit të parë, brenda 30 ditëve në Komisionin Epror Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë. Vendimi i Komisionit Epror është i formës së prerë. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet