Pensioni

Pershendetje,
Po ju drejtohem lidhur me rastin e nje te afermes sime, mbi perfitimin e pensionit te pleqerise. Di qe nje person mund te perfitoje pension minimal por kushtet e pranueshmerise mbi kete perfitim nuk i kam te qarta. E afermja ime ka vetem 3 vite te siguruara, cfare mund te beje per te perfituar pensionin? Ajo eshte ne moshen 60 vjecare.

Faleminderit paraprakisht!

Qytetari: R.H.
Data: 28 Korrik 2023, Kategoria: Administrative, Pensioni

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje,
    Per te perfituar pension duhe te plotesohet kushti 15 vite periudhe sigurimin, e shprehur ne nenin 31 te ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar
    1. Personat e siguruar, që kanë plotësuar jo më pak se 15 vite sigurim shoqëror, kanë të drejtë për pension pleqërie, kur të arrijnë moshën e përcaktuar në nenin 92, të këtij ligji, per me teper informacion per te perfituar pension drejtohuni prane sigurimeve shoqerore per te derdhur kontribute vullnetare.
    Faleminderit!

Lini një Përgjigje