Pensioni

Pershendetje!
Kam 24 vjet kontribute ne issh dhe jam 43 vjec. A mund te dal ne pension te parakohshem me kaq vite kontribut qe kam? Faleminderit!

Qytetari: A.D.
Data: 13 Shkurt 2021, Kategoria: Kontribute shoqërore, Sigurimet shoqërore

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. 3

    Pershendetje
    Referuar ligjit për sigurimet shoqërore, personat e siguruar kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar, duke filluar nga tre vjet përpara mbushjes së moshës së daljes në pension, kur:
    – Kanë plotësuar vitet e sigurimit;
    – Nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës ose të vetëpunësuar.
    Pensioni i reduktuar është pjesë e pensionit të plotë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit.
    Per me shume informacion mbi kushtet e perfitimit te pensionit te parakohshem dhe vitet e mjaftueshme te sigurimit ne rastin tuaj, mund t’i drejtoheni online Institutit te Sigurimeve Shoqerore permes linkut: http://www.issh.gov.al/?page_id=533
    Faleminderit

Lini një Përgjigje