Pension ushqimor pas vdekjes se prindit

Pershendetje,

Pas zgjidhjes se marteses me ish bashkshortin tim, femija im, perfitonte pension ushqimor ne vleren 5000 leke te reja cdo muaj.  Pas ndarjes nga jeta te babait te femijes (ish-bashkeshortit tim), a perfitoj ndonje pension nga sigurimet shoqerore per femijen (aktualisht ne moshen 17 vjecare dhe qe vazhdon studimet ne gjimnaz)? Faleminderit,


Qytetari: E. Z. Data: 22 December , 2020, Kategoria: Familjare, Sigurimet shoqerore.

2 responses to “Pension ushqimor pas vdekjes se prindit”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Nga sa parashtroni, ne parim vleresoj se mund te perfitoni pension familjar ne perputhje me ligjin “Per sigurimet shoqerore”, i ndryshuar. Megjithate mbetet per t’u vleresuar nese plotesoni kushtet ligjore perkatese. Ne faqen zyrtare te Institutit te Sigurimeve Shoqerore mund te konsultoheni me nje informacion te detajuar mbi kushtet, procedurat dhe modalitetet e tjera per perfitimin e ketij pensioni://www.issh.gov.al/?page_id=59
    Nderkohe, neni 212 te Kodit te familjes, parashikon se detyrimi ushqimor pushon me vdekjen e personit te detyruar per pagesen e ketij detyrimi. Faleminderit

  2. Pershendetje,

    Ne baze te nenit 212 te Kodit te Familjes: “Detyrimi për ushqim pushon me vdekjen e personit të detyruar, personit që e përfiton atë, edhe sikur ky detyrim, që përmbahet në një vendim të formës së prerë, të mos jetë ekzekutuar”.

    Ju duhet te interesoheni prane Drejtorise Rajonale te Sigurimeve Shqoerore mbi mundesine e perfitimit te pensionit familjar. Ne nenin 40 te Ligjit mbi Sigurimet Shoqerore percaktohet se: “Personat që janë në ngarkim të personit që vdes, i cili kishte kushte për përfitimin e njërit nga llojet e pensioneve ose merrte pension, kanë të drejtë të marrin pension familjar.

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet