Pension ushqimor

Babai i femijeve te mi nuk paguan pensionin ushqimor prej me shume se nje viti. Zyra e permbarimit e qytetit tim nuk zgjidh gje, pas shume e shume ankesave. Cfare mund te bej?

Qytetari: S.P.
Data: 17 Shtator 2021, Kategoria: Detyrime, Ekzekutimi i detyrimeve

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

2 Responses

  1. Përshëndetje! Përmbaruesi pasi kanë kaluar 5 ditë nga njoftimi për ta kryer në mënyrë vullnetare detyrimin, ka detyrimin ligjor të kalojë në ekzekutim të detyrueshëm, duke vendosur sekuestro në pasuri te luajtshme apo të paluajtshme (duke filluar nga llogaria bankare, shtëpia, makina etj), por pa cënuar minimumin jetik.
    Gjithashtu, ju bejmë me dije se mospagimi i detyrimit ushqimor përbën kundërvajtie penale. Neni 125 i Kodit Penal parashikon se: “Mosdhënia e mjeteve të nevojshme për jetesën e fëmijëve, të prindërve ose të bashkëshortit, nga personi që në zbatim të një vendimi gjyqësor detyrohet ta japë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.”
    Sa më sipër, vlersoj se mund të bëni kallzim penal për mosdhënia e mjeteve të nevojshme për jetesën e fëmijëve. Faleminderit

  2. Pershendetje
    Ne vijim te pergjigjes se koleges ju bejme me dije se pervec permbarimit shteterore ju mund ti drejtoheni edhe permbaruesve privat per venien ne ekzekutim te vendimit .
    Kur i detyruari (ish bashkeshorti) është në pamundësi të sigurojë të ardhura nga puna e ligjshme, atëherë institucionet e ekzkekutimit të vendimeve (zyra e permbarimit shteterore ose privat) duhet të kenë parasysh cfarëdolloj pasurie tjetër të ish-bashkëshortit tuaj, si pasuri të luajtshme apo të paluajtshme (si.psh llogari bankare, makinë, shtëpi etj).

    Faleminderit

Lini një Përgjigje