Pension pleqërie

Përshëndetje , jam grua 63 vjeç dhe kam bërë aplikim për pension edhe pse duhet ta kisha bërë që 61 vjeç por nuk kisha vitet e punës dhe po prisja që ti bëja , gjithsesi u interesova dhe më thanë që nuk ndryshonte shumë prandaj në janar 2023 bëra aplikimin . Doja të dija a përfitoj pagesën e pensionit nga data që duhet të dilja në pension(61 vjeç e 4 muaj ) apo nga data që kam bërë aplikimin (janar 2023 ) . Sepse deri në janar 2022 kam qënë e siguruar nga punëdhënësi im . Më pas nga shkurti 2022 deri në janar 2023 kam qënë e vetëpunësuar . A duhet të paktën të marr pensionin nga shkurti 2022 ? Faleminderit .

Qytetari: K.L.
Data: 31 Mars 2023, Kategoria: Pensioni

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje,
    Mbeshtetur ne ligjin Nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, perkatesisht ne nenin 62 pika 2 percaktohet se:
    2. E drejta e pensionit nuk parashkruhet.
    Personit, i cili kërkon pensionin jo më vonë se 1 vit nga data që i lind kjo e drejtë, ky pension i paguhet që nga kjo ditë. Në raste të tjera pensioni do të paguhet nga data e paraqitjes së
    kërkesës për pension.
    – E drejta për të ardhurat e tjera parashkruhet me kalimin e një viti nga data e fillimit të së drejtës për përfitimin e tyre.
    Pra ju do te perfitoni pension pleqerie qe nga data e paraqitjes se kerkeses.
    Gjithashtu neni 33 i po ketij ligji eshte shprehur si me poshte vijon:
    I siguruari, i cili ka plotësuar kushtet për pension pleqërie të plotë, sipas neneve 31 e 92 të
    këtij ligji, merr shtesë në masën 0,34 për qind të pensionit të plotë, për çdo muaj që vazhdon të punojë dhe që paguan kontribute.
    Përfituesi i pensionit të plotë të pleqërisë, që ndërpret pensionin, vazhdon të punojë dhe paguan kontribute, merr shtesë mbi pension në masën 0,34 për qind për çdo muaj ndërprerjeje. Kjo
    shtesë llogaritet mbi atë masë pensioni që rezulton pas rritjeve dhe indeksimit që ka pësuar pensioni gjatë kohës së ndërprerjes.

    Per informacion me te detajuar si dhe per te perfituar asistence juridike falas mbeshtetur ne ligjin Nr. 111/2017 “Per ndihmen juridike te garantuar nga shteti”, ju orientojme prane Qendrave te sherbimit te ndihmes juridike paresore, ne vendbanimin tuaj.
    Faleminderit!

Lini një Përgjigje