Pension pleqerie

Përshëndetje!

Dua një informacion. Unë kam plotësuar 15 vjet punë që në vitin 2010, kam pasur disa probleme për t’i gjetur këto vite pasi shumica e viteve kanë qenë në koperative bujqsore dhe ngatrresa me emrin time .. .Sot që jam 61.8 vjeçe aplikova për pension nëpërmjet e-albania. Desha të di në çfarë moshe është dalja e grave në pension me 15 vjete sigurime dhe nëse më takonte të dilja disa vite më parë në pension, a marr lekë e pensionit që më takonin të prapambetura?

Qytetari: E.H.
Data: 9 Janar 2023, Kategoria: Pensioni

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Përshëndetje!
    Nga dita e parë e janarit 2023 që një grua të fitojë të drejtën e pensionit të pleqërisë, ajo duhet të ketë mbushur moshën 61 vjeç e 6 muaj. Rritja me 2 muaj në vit e moshës së pensionit për gratë është përcaktuar në reformën e pensioneve, e cila parashikon edhe rritje të viteve të vjetërsisë në punë për burrat.
    Një person ka të drejtën e pensionit të pjesshëm në moshën 65 vjeç (për meshkujt) dhe 60 vjeç e katër muaj (për femrat) me të paktën 15 vite por më pak se 35 vite dhe dhe tetë muaj kontribute. Pensioni i pjesshëm është një përqindje e pensionit të plotë, në varësi të numrit të viteve të kontributeve të derdhura.
    Ju keni të drejtë të pretendoni, marrjen e dy muajve të pensionit nga mosha e daljes në pension.

    Ju faleminderit!

Lini një Përgjigje