Pension invaliditeti

Pershendetje,

Motra ime banon ne nje shtet te huaj dhe prej disa vitesh ka vuajtur nga nje semundje. Para disa muajsh ajo u drejtua ne institucionin perkates te vendit ku banon per te perfituar pension invaliditeti. Komisioni mjekesor atje e aprovoi kerkesen e saj, por per ta perfituar kete pension motra nuk duhet te marre pension pleqerie ne Shqiperi. Motra beri dokumentet e pensionit te pleqerise vjet dhe nuk e ka terhequr akoma pensionin ketu ne Shqiperi. Ajo cka dua te di eshte se cfare rruge ligjore mund te ndiqet qe te perfitoje pensionin e invaliditetit ne shtetin ku jeton? A eshte e mundur qe te refuzoje pensionin ketu ne Shqiperi? Mjeket e kane dhene vertetimin per 2 vjet. Faleminderit


Qytetari: E. V. Data: 9 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Pension invaliditeti”

  1. 1

    Pershendetje,

    Ne lidhje me kushtet dhe kriteret e perfitimit te pensionit te invaliditetit ne vendin ku banoni aktualisht (jashte Shqiperise), ne nuk mund t’ju ofrojme keshillim ligjor, pasi juristet e kesaj platforme ofrojne keshillim ligjor ne baze dhe sipas legjislacionit ne Republiken e Shqiperise.

    Nderkohe, ne lidhje me aktin e refuzimit te pensionit te pleqerise, ne parim vleresojme se krahas te drejtes tuaj per perfitimin e pensionit te pleqerise ne R.SH, ju njihet edhe e drejta per mosmarrjen e ketij perfitimi. Ne rast se e vleresoni te arsyeshme, ju mund te paraqiteni prane zyrave te Institutit te Sigurimeve Shoqerore, per te shprehur vullnetin tuaj per heqjen doren nga kjo e drejte, si dhe kthimin e shumave te pensionit, ne favor te Fondit te Sigurimeve Shoqerore, te cilat jane kredituar ne llogarine tuaj.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet