Pension bujqesor

Pershendetje,

Mamaja ime ka dale ne pension. Kur u pergatiten dokumentat kishte vertetimin origjinal prej kooperatives bujqesore, por u paguan vetem 21 vite te punes ne shtet, kurse vitet e kooperatives nuk u paguan. Tani kemi hapur gjyq civil, por mami ka 4 vjet qe ka dale ne pension. Sigurimet i kane thene qe vitet e kooperatives do te te paguhen qe nga data e vendimit te gjykates. Doja te pyesja se pse te mos paguhen edhe vitet e meparshme? Faleminderit,


Qytetari: A. . Data: 5 February , 2021, Kategoria: Sigurimet shoqerore.

One response to “Pension bujqesor”

  1. Pershendetje!
    Ka dy momente që duhen sqaruar për rastin tuaj.
    Së pari: Në rast se ju do te fitoni gjyqin me vendim për “Njohjen e viteve të punës”, atëherë Sigurimet Shoqërore e lidhin pensionin e pleqërisë nga momenti që duhej të përfitoje, së bashku me prapambetjet.
    Së dyti: Në rast se ju do te fitoni gjyqin me vendim “Vërtetimin e faktit juridik”, atëherë Sigurimet Shoqërore nuk e lidhin pensionin pleqërisë nga momenti që të ka lindur e drejta, por nga momenti që Vendimi gjyqësor ka marrë formë të prerë (kjo është praktika e sigurimeve shoqërore).
    Në rastin e dytë duhet të hapësh gjyq në Gjykatën Administrative kompetente, për të kërkuar pensionet e prapambetura nga momenti që të ka lindur e drejta. Praktika gjyqësore përgjithësisht i ka dhënë të drejtë shtetasve).

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet