Përshëndetje dhe qoft ky vit i Ri mbaresi per te gjithe!
Kam nje pyetje shume te rendesishme ju lutem.
Mami im eshte e datlindjes 1961 pra 61 vjeç dhe ka 13 vite punë (te tjerat i kan humbur i kan then te ISSH dhe nuk i gjejn)
Ju lutem si duhet te veproj ose ku mund te shkoj?
Kam shume nevoj per ndihmen tuaj
Faleminderit paraprakisht
One Response
Përshëndetje,
Nëna juaj mund të kërkoj vitet e punës pranë Arkivit Qëndror ose në ndërrmarjen ku ka qënë e punësuar, megjithatë edhe nëse këto dokumenta nuk disponohen, ajo duhet të aplikoj për pension pleqërie, aplikim i cili ktyhet online në portalin e- albania, pas kthim përgjigjes nga ana e sigurimeve shoqërore nëse vitet e tjera nuk i njihen për shkak të mungesës së dokumentacionit, nëna juaj duhet ti drejtohet gjykatës së rrethit me objekt vërtetim fakti të qënies në marrdhënie pune. Nëse nga sigurimet shoqërore kthehet përgjigje se ka pasaktësi të rregjistrit të punonjësve ( ka datë hyrje, po jo largimi, etj) nëna juaj duhet të ndjeki rrugën ankimore, 1. Ankim pranë KRA, dhe më pas pranë KQA, nëse edhe kjo e fundit nuk i njeh vitet duhet ti drejtohet gjykatës administrative me objekt kundërshtim vendimi të DRSSH,njohjen e periudhave të punës që nga dita e lindjes së të drejtës.
Faleminderit!