Pershendetje
Kur ka aplikuar për pension, mamasë nuk I janë njohur disa vite sepse nuk kishim bere njohje me gjyq të ketyre viteve. Tani ne duam të zhvillojmë gjyq vërtetim fakti për këto vite dhe njëkohësisht për pagesën në vitet që su njohën. Na është thënë se nuk mund të kërkosh pagesën e ketyre viteve të pasi nuk ishte bere njohje me gjyq I viteve te punes ? Faleminderit
One Response
Pershendetje. Nese ju beni nje procedure gjyqesore per vertetimin e faktit te vjetersise ne pune, apo per detyrimin e ISSH, per te njohur vjetersine ne pune, per vitet perkatese, atehere nuk keni detyrim qe te beni pagesen per kontributet e sigurimeve shoqerore per keto vite, pasi eshte gjykata qe do t’i vleresoje. Nese gjykata vendos rrezimin e kerkeses, atehere ju duhet te vleresoni nje menyre tjeter per te plotesuar vitet e punes, por nuk mund te kryhet sot derdhja e kontributeve per vitet qe tashme kane kaluar.