Penalizimet per mosrespektimin e masave per shkak te COVID-19

Pershendetje,

Dua te di se deri ne cfare date eshte ne fuqi gjendja e fatkeqesise natyrore. A duhet te qendroj ne shtepi edhe pas kesaj date? A denohem sipas ligjit te miratuar ne parlament (supozojme se ligji ka hyre ne fuqi) nese thyej rregullat pas kesaj date? Faleminderit,


Qytetari: E. B. Data: 20 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Penalizimet per mosrespektimin e masave per shkak te COVID-19”

  1. Pershendetje,
    Gjendja e fatkeqesise natyrore u shpall me datë 24 mars për nje periudhe kohore 30 dite. Aktualisht Keshilli Ministrave ka propozuar ne Parlament zgjatjen e gjendjes se fatkeqesise natyrore deri me date 23.06.2020.
    Disa nga masat e marra per parandalimin e Convid-19 ishin edhe perpara shpalljes se gjendjes se fatkeqesise natyrore. Masat nuk lidhen drejtperdrejte me shpalljen e gjendjes se fatkeqesise natyrore, por me kalimin e rrezikut te perhapjes se virusit Convid-19 ne vendin tone. Faleminderit,

  2. Pershendetje

    VKM Nr.243, datë 24.3.2020, qe ka shpallur gjendjen e fatkeqesise natyrore ne Republiken e Shqiperise, nuk ka percaktuar afat lidhur me kohezgjatjen. Referuar ligjit per Emergjencat Civile, afati i miratimit te gjendjes me VKM eshte 30 dite dhe me pas duhet te miratohet me ligj te parlamentit.

    Lidhur me pyetjen tuaj, se cfare do te ndodhe me masat e marra gjate kesaj kohe, te gjitha do ta humbasin vleren ligjore. Pra ju nuk do te keni asnje ndalese, apo sanksion, pasi te mos jete me gjendja e fatkeqesise natyrore. Ne fakt te gjitha aktet e miratuara gjate kesaj kohe e percaktojne ne menyre te qarte qe kane fuqi vetem gjate kohes se epidemise se COVID-19.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet