Pershendetje,
Jam i denuar me arrest me burg ne shtepi. Situata ime shendetesore dhe ekonomike eshte shume e veshtire. Vete nuk po punoj, kam nje femije te vogel 2 muajsh. Jemi me qira. Gruan pa pune dhe vuan nga nje semundje e rende. Ju lutem me udhezoni se cfare duhet/mund te bej, brenda ligjit, per te lehtesuar sado pak pozicionin tim? Faleminderit,
One Response
Pershendetje !
Vlersoje se ju mund te kerkoni zvendesim mase ne Gjykaten ku keni te regjistruar ceshtjen penale, duke kerkuar caktimin e nje mase tjeter alternative,si sherbim prove(detyrim paraqitje).Bazuar ne nenin 260 Te Kodit Te Procedures Penale ju mund te kerkoni ndryshimin/revokimin e mases se sigurimit si vijon : 1. Masa e sigurimit revokohet menjeher kur del se mungojen kushtet/kriteret e zbatimit te tyre.
2. kur nevojat e sigurimit zbuten ose dhe kur masa e zabatuar nuk i pergjigjet rendesise se faktit ose denimit qe mund te caktohet , gjykata e zvendeson masen me nje tjeter me te lehte.
Bazuar ne Nenin 234 te Kodit te Procedures Penale gjykata lidhur me kete kerkese mund te vendos zvendesim mase dhe si vijon :
1. Me vendimin per paraqitjen ne policine gjyqesore,gjykata urdheron te pandehurin te parqitet ne nje zyre te caktuar te policise gjyqesore.
2. Gjykata cakton ditet dhe oren e paraqitjes, duke mbajtur parasysh punen dhe vendbanimin e te pandehurit, kjo mase alternative do tju lejoj juve te keni mundesi qe te jeni edhe marredheni pune nisur nga fakti qe jeni kryefamiljar dhe ne kushte te veshtira ekonomike.
Me tej bashkeshortja juaj mund te aplikoj per perfitimin e ndihmes ekonomike, prane sherbimit social rajonal ku ju keni vendbanimin tuaj.
Faleminderit.