Pavlefshmeria e kontrates se regjimit pasuror

Pershendetje,

Para nje viti kam nenshkruar nen nje presion psikologjik nga ish bashkeshorti nje kontrate te regjimit pasuror, ku deklaroja se heq dore nga cdo pasuri te vendosur gjate marteses. Ai me shantazhonte duke me thene se po nuk firmose do te kerkoj divorcin pas 20 vitesh martese. Tre muaj pas nenshkrimit te kesaj kontrate ai kerkoi ne gjykate edhe zgjidhjen e marteses duke me lene ne rruge te madhe. Ne gjyq ai u shpreh se me kishte vene pergjues dhe me ndiqte, sepse kishte dyshime tek mua. Edhe divorcin e kerkoi me faj.
A mund te kerkoj ne gjykate pavlefshmerine e kesaj kontrate sepse nuk ka qene vullneti im ta firmosja, por e bera per te mbrojtur familjen dhe femijet se jane te rritur, duke i besuar atij?
Si duhet te veproj dhe cila eshte baza ligjore? Sot kam mbetur pa asnje te ardhur sepse ne cdo pune qe kam filluar ai ka nderhyre per te me hequr nga puna dhe ia ka arritur. Faleminderit


Qytetari: E. K. Data: 19 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Pavlefshmeria e kontrates se regjimit pasuror”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:
    1

    Pershendetje,

    Kodi i familjes parashikon format e regjismit martesor midis te cilave parashoikohet dhe kontrat martesore ne te cilen bashkeshortet parashikojne formen e administrimit se pasurise vene gjate marteses, me kushti qe kjo kontrate te mos bjere ne kundershtim me dispozitat ligjore te ketij ligjit dhe legjislacioni perkates.
    Qe nje kontarte te jete e vlefshme mbi te gjitha duhet qe palet te shprehin vullnetin e tyre te pacenuar mbi nenshkrimin e kesaj kontrate. Dua tju sjell ne vemendje se ne kodin e familjes parashikohet dhe forma qe duhet te kete kjo kontrate. Nenshkrimi para noterit eshte nder elemenetet thelbesore te vlefshmerise se saj. Pas nenshkrimit te kontrates Noteri ka detyrimin ligjor qe nje kopje te saj t’ja percjelle Zyres se Gjendjes civlie perkatese.
    Pra nga sa parashtoni, gjykoj se ajo qe duhet te verifikoni eshte nese kjo kontrate eshte nenshkruar ne perputhje me formen e parashikuar nga ligji ose jo, perpara nje noteri publik dhe nuk bie ne kundershtim me dispozitat e Kodit te familjes dhe legjislacionit ne fuqi mbi kushtet e nenshkrimit te kontrate, 1. pëlqimi i palës që merr përsipër detyrimin, shkaku i ligjshëm në të cilin mbështetet detyrimi, objekti që formon lëndën e kontratës dheforma e saj e kërkuar nga ligji.
    Në çdo rast, qofte dhe ne nenshkrimin e deklaratave noteriale perpara noterit (te llojeve te ndryshme), vullneti i paleve duhet te jete i pavesuar.

    Faleminderit

  2. Pershendetje! Sa ju referoni, nenshkrimi i nje akti te tille me efekte pasurore nen efektin e dhunes psikologjike, perben veper penale e ne keto kushte ju mund ti drejtoheni edhe Prokurorise me ane te nje kallzimi penal. Me tej, ju ne gjykate mund te kerkoni ne rruge civile pavleshmerime e aktit qe keni nenshkruar nen efektin e dhunes.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet