Pavlefshmeri vendimi AKKP

Jemi ne nje proces gjyqesor prane GJ.Rr.Gjyq.Tirane ku kerkohet pavlefshmeri e vendimit AKKP se dhene me 1995. Gjyshi ka dhuruar pjesen e tij te pandare te baneses vellezerve me 1966 dhe ata kane bere ndarje te prones ku kane jetuar, kurse gjyshi ka jetuar ne shtepi tjeter. Vendimi AKKP na njeh bashkepronare sipas vendimit. Eshte kerkuar pavlefshmeri e vendimit AKKP per pjesen tone pasi eshte dhuruar banesa, por jo trualli. Cfare mund te bejme ne gjykate? Kush gjykate eshte kompetente? A dhurohej truall gjate komunizmit apo vetem banesa?


Qytetari: G. B. Data: 30 July , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Pavlefshmeri vendimi AKKP”

  1. Pershendetje,
    Cfare mund te bejme ne gjykate?
    Ne gjykate ju do te paraqesni provat tuaja lidhur me arsyet se perse sipas jush vendimi i AKKP nuk eshte i pavlefshem dhe provat perkatese.
    Kush gjykate eshte kompetente?
    Keto ceshtje trajtohen nga gjykatat civile. Kompetenca territoriale e gjykates percaktohet nga vendi ku ndodhet pasuria e paluajtshme per te cilen keni mosmarreveshjen.
    A dhurohej truall gjate komunizmit apo vetem banesa?
    Nese nje person ishte pronar i truallit, ai kishte te drejte ta dhuronte, si truallin ashtu edhe banesen.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet