Pavlefshmeri e titullit ekzekutiv??

Urime per nismen.Kisha disa pyetje ,shpresoj te kemi mirkuptimin tuaj.Kam nje urdher gjykate per sekuestro pasurie(2012).si pasoje enje problem me nje fond por para shume vitesh .Kam shume kohe qe nga 2012 qe nuk punoj dot regullisht see me kerkojne leket Tani Dua te punoj Po nuk me le frika se most me mbajne rrogen .nuk Kam fare pasuri the Dua te di si te dal nga kjo situate
Per sa kohe mund te ekzekutohet nje vendim sekuestroje pavaresisht se ekzekutimi eshte I pasukseshem??


Qytetari: L. K. Data: 19 September , 2019, Kategoria: Tituj ekzekutive.

3 responses to “Pavlefshmeri e titullit ekzekutiv??”

  1. Ligji parashikon se detyrimet parashkruhen me kalimin e afatit 10 vjeçar. Për sa i përket parashkrimit shues me afat 10 vjeçar ju mund të përfitoni në rast se subjekti të cilit i keni detyrimin, por pasi të plotësohet kushti në të cilin të mos jesh njoftuar nga kreditori apo të kesh pasur Urdhër sekuestro për një periudhë 10 vjeçare. Në rastin tënd ju keni ndërprerje të parashkrimit.

  2. Me aq sa kuptova nga pyetja ju nuk keni “Urdhër Sekuestro” nga gjykata, por duhet të kesh “Lëshim Urdhër Ekzekutimi” dhe mbi bazën e këtij urdhri ekzekutimi, përmbaruesi gjyqësor ka vendosur kalimin në ekzekutim të detyrueshëm dhe ka dalë me Urdhër sekuestro respektive në Drejtorinë e Transporteve, Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe të gjitha bankave të nivelit të dytë. në momentin që do të depozitohet paga në bankë përmbaruesi ka të drejtë marrë diferencën që mbetet nga paga duke përjashtuar minimumin jetik (që është rreth 24.000) mijë lekë të reja. Për sa kohë çështja është në ekzekutim nuk je në kushtet e parashkrimit shues. Për momentin, juridikisht nuk mund të zgjidhësh këtë situatë ku ndodhesh.

  3. 2

    Pershendetje!

    Kodi i procedures civile detyron permbaruesin qe nese mbas 6 muajve nga nga fillimi i ekzekutimit nuk gjen pasuri te debitorit, te pezulloj ekzekutimin. Ky moment, pezullimi, nuk eshte nje mase e perhershme dhe nuk shuan detyrimin, pasi me kerkese te Kreditorit, permbaruesi mund te veproje serisht duke kerkuar te sekustroje pasuri ne funksion te ekzekutimit te detyrimit. Kjo situate eshte e tille pasi ligji parashikon qe e drejta e kreditorit per te kerkuar permbushjen/ekzekutimin e titullit ekzekutiv nuk parashkruhet apo shuhet.

    Duhet te mbani parasysh qe shtrirja e ekzekutimit mbi pasurite e debitorit nuk eshte e pa kufizuar, pasi ligji detyron permbaruesi gjyqesor te respektoje minimumin jetik, pra me fjale te thjeshta nuk mund te ekzekutoj 100% te pages tuaj. Nese verifikohet nje situate e tile debitori (ju) mund te mbrohet gjyqesit duke kundershtuar veprimin permbarimor (sekuestrimin e pages) sipas parashikimeve te ligjit ku momenti me i rendesishem eshte respektimi i afatit ligjor per tu drejtuar gjykates, 5 dite nga marrja dijeni per veprimin permbarimor/sekueston mbi pagen.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet