Pasuria bashkëshortore

Kur shqyrtohet padia per divorc dhe pjestimi i pasurise (bashkesia ligjore), ne c’moment konsiderohet e mbyllur pasuria e perbashket? eshte momenti i depozitimit te padise ne Gjykate?

Qytetari: A.M.
Data: 27 Shkurt 2023, Kategoria: Procedurë gjyqësore

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje,
    Padia per zgjidhjen e marteses do te trajtohet objekt me vete, pasi te jet zgjidhur martesa, mund te vijoni me pjestimin e pasurise bashkeshortore. Referuar legjislacionit shqiptar pasuria e fituar gjate marteses eshte ne pronesi te te dy bashkeshorteve, me perjashtim te rastit, kur ajo eshte fituar me dhurim, trashegimi, apo kur bashkeshortet kane firmosur nje kontrate per regjim pasuror martesor te ndare. Në nenin 73 të Kodit të Familjes është përcaktuar se: “Regjimi pasuror martesor i bashkësisë ligjore zbatohet kur bashkëshortët nuk kanë lidhur kontratë për regjim tjetër pasuror martesor”. Ndërsa, në nenin 76 të Kodit të Familjes, përcaktohet se: “Pasuria e bashkëshortëve prezumohet si e përbashkët, me përjashtim të rastit kur bashkëshorti provon karakterin e saj vetjak”.
    Persa me siper mbeshtetur ne pyetjen tuaj pjestimi i pasurise bashkeshortore do te konsiderohet i mbyllur pasi gjykata te kete shqyrtuar padine dhe te kete dhene vendimin perkates, pas kalimit te afateve ligjore pas arsyetimit te vendimit, dhe vendimi te kete marre forme te prere do te konsiderohet i mbyllur procesi.
    Faleminderit!

Lini një Përgjigje