Pasuri trashegimie nga prinderit

Pershendetje,

Jemi 7 femije – trashegimtare te pasurise se prinderve (shtepise dhe truallit). 3 prej nesh nuk banojne prej me shume se 40 vjetesh ne truallin e shtepise se trasheguar. Dy trashegimtare kane vdekur, ndersa ne dy  trashegimtaret e tjere banojne ne kete shtepi. Nuk eshte bere kalimi i pronesise (tapia), por vetem ne baze te vendimit te trashegimise.  Ju lutem duam te dime sesi veprohet per te nxjerre certifikaten e re te pronesise (tapine) ne emrin tone? Faleminderit,


Qytetari: a. K. Data: 19 February , 2021, Kategoria: Ceshtje pronesie, Civile - Trashegimia.

One response to “Pasuri trashegimie nga prinderit”

  1. Pershendetje,
    Se pari, ju duhet te beni celjen e deshmise se trashegimise prane nje zyre noterie (nese nuk e keni bere ende), ku do te percaktohen trashegimtaret ligjore te prinderve tuaj. Me pas, duhet te aplikoni prane Drejtorise Vendore te Agjensise Shteterore te Kadastres (ku ndodhet e rregjistruar prona) per rregjistrimin e deshmise se trashegimise dhe pajisjen me certifikate pronesie (tapine) ne emer te te gjithe trashegimtareve.
    Ju sjellim ne vemendje se, pavaresisht faktit nese trashegimtaret e tjere jetojne ose jo ne banesen e trasheguar, ata jane trashegimtare sipas ligjit dhe kane te drejta pronesise mbi pasurine (vetem ne rast se heqin dore nga pasuria). Ne lidhje me trashegimtaret qe kane nderruar jete, ata do te zevendesohen nga bashkeshorti pasjetues dhe femijet ne rradhen e trashegimtareve. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet