Pasuri e paluajtshme

Kam futur dokumentat ne kadastren e Pogradecit qe ne tetor te 2019.  Problemi im eshte se dosja ime nuk eshte prekur me dore, por sa here interesohem me thone akoma asgje. Pagesat i kam ber te gjitha po nuk e di pse s’me mbarojn pune. Ju falminderit!


Qytetari: E. H. Data: 28 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Pasuri e paluajtshme”

  1. Pershendetje. Ne baze te ligjit per kadastren, çdo kërkesë për shërbim kadastral, që paraqitet rregullisht, trajtohet brenda 15 ditëve nga data e depozitimit, por në çdo rast jo më vonë se 21 ditë kalendarike. Ne rastin tuaj afatet janë tejkaluar. Kjo ju jep të drejtën që të paraqisni një Ankim drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të Kadastrës, për moskryerje të detyrës nga ana e ASHK Drejtoria Rajonale Pogradec. Ju lutem të mbani parasysh, që edhe në rast se aplikimi juaj ka probleme apo mungesë dokumentacioni,juve duhet t’ju kthehet një përgjigje zyrtare. Ankimit duhet t’i bashkangjisni dhe një kopje të aplikimit tuaj, dhe cdo dokument tjetër që ju e cmoni të nevojshëm dhe mund ta përcillni me anë të shërbimit postar, në adresën: Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Rr. “Dora D’Istria”, Tiranë.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet