Pasaporte me mbiemrin e vajzerise

Pershendetje,

Jetoj jashte vendit prej shume kohësh. Kam humbur pasaportat me mbiemrin e marteses. Shume shpejt do tē aplikoj për divorc sepse jetoj vetem me dy femijet e mi. Dua te apliloj per pasaporte. A kam te drejte te aplikoj per pajisjen me pasaporte me mbiemrin tim te vajzerise? Faleminderit,


Qytetari: D. C. Data: 7 February , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Pasaporte me mbiemrin e vajzerise”

  1. Përshëndetje! Neni 146 I Kodit të Familjes parashikon: “Bashkëshorti që me lidhjen e martesës ka ndryshuar mbiemrin e tij, pas zgjidhjes së martesës merr mbiemrin që ka pasur para lidhjes së martesës. Gjykata, me kërkesën e bashkëshortit dhe kur është në interes të tij ose të fëmijëve, mund të lejojë që ai të mbajë mbiemrin që ka marrë me lidhjen e martesës.”
    Sa më sipër, vlersoj në rast tuaj, duke qënë se ju nuk keni kryer akoma procedurën e zgjidhjes së martesës, nuk mund të aplikoni per pajisjen me pasaporte me mbiemrin e vajzërisë. Duhet te kryeni fillimisht zgjidhjen e marteses. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet