Pas 3 muajsh nga kallezimi prokurori me kthen pergjigje mosfillim hetimi

Pershendetje,

Para 3 muajsh kam bere kallzim dhe pardje me erdhi vendimi per mosfillimin e hetimeve. Nderkohe qe kallezimi ishte rregjistuar, duke marre edhe numer rregjistrimi. Nderkohe ne nenin 291 te K.Pr. Penale percaktohet se prokurori jep vendim për mosfillimin e tij, brenda 15 ditëve nga regjistrimi i kallëzimit. Cfare mund te bej? Faleminderit


Qytetari: S. K. Data: 24 July , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Pas 3 muajsh nga kallezimi prokurori me kthen pergjigje mosfillim hetimi”

  1. 1

    Pershendetje,

    Ju sqarojme se regjistrimi i kallezimit me regjistrimin e procedimit penal, jane dy momente te ndryshme. Ne cdo rast kallezimi regjistrohet ne momentin e depozitimit nga ana e personit kallezues dhe sigurisht merr nje numer ceshtje/kallezimi. regjistrimi i procedimit penal eshte veprim procedurial i prokurorit, kur pas shqyrtimit te kallezimit, ai konsideron se ka nevoje per kryerjen e hetimeve.

    Kodi i Procedure Penale, ne rast te vendimit te prokurorit per mosfillim te hetimeve, parashikon mundesine e ankimit ne gjykate. Konkretisht vendimi i prokurorit per mosfillimin e hetimeve u njoftohet menjëherë atyre që kanë bërë kallëzim ose ankim, viktimës ose trashëgimtarëve të saj. keta kanë të drejtën e ankimit në gjykatë brenda 10 ditëve nga njoftimi i vendimit.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet