Parashkrimi fitues

Pershendetje, posedoj nje shtepi prej 28 vitesh.  kete shtepi e ka nje person tjeter, por nuk ka jetuar ketu qe kur eshte marre banesa e deri tani e posedoj une prej 28 vitesh. Taksat, uji, dritat jane ne emrin tim. Shtepia eshte e pa privatizuar ende … A mund ta hap gjyq parashkrimi fitues une nqs nuk eshte privatizuar ende?


Qytetari: M. S. Data: 8 December , 2019, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Parashkrimi fitues”

  1. 9

    Mbi bazën e të dhënave që na tregoni, keni të drejtë të përfitoni me parashkrim fitues këtë banesë.
    Në qoftë se banesa është marrë me autorizim nga një person tjetër dhe ai nuk e ka ushtruar të drejtën e privatizimit, juve mund t`i drejtoheni gjykatës me kërkesë-padi për “Njohjen pronar me parashkrim fitues”, duke paditur Bashkinë në territorin e së cilës ndodhet banesa.
    Për të ngritur padi duhen një mori dokumentesh dhe një konceptim i duhur juridik, por në parim ju mund të ngrini këtë pretendim.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet