Parashkrimi fitues

Pershendetje dhe faleminderit per ndihmen qe na jepni. Jam i interesuar per te fituar me parashkrim fitues nje objekt, te cilin e kam perfituar ne baze te ligjit 7501. Por ne AMTP dhe tek formulari 6 eshte shenuar vetem truall pa objekt, nderkohe qe objekti ka qene ekzistues para vitit 1991. Ne hipoteke me thane qe nuk te japim dot certifikate per objektin, pasi nuk rezulton si i tille ne dokumentin ligjor. Me sugjeruan qe t’i drejtohem gjykates. Sipas vleresimit tuaj, a eshte kjo rruga e duhur ligjore per te fituar pronesine mbi objektin (banesen)? Pra, qe te njihem ligerisht pronar i ketij objekti, a duhet t’i drejtohem gjykates ne baze te nenit 169 K.Pr.Civile? Kam perpiluar nje kerkese vete duke u bazuar tek neni 169, por paraprakisht doja nje sugjerim nga ana juaj nese eshte e mundur? Ka ndonje menyre tjeter sesi mund ta zgjidh kete ceshtje?Nese me sugjeroni hapjen e ketij gjyqi, dua te di nese se cfare shpenzimesh gjyqesore mund te kete, pasi mendoj se mund te perfshihen edhe eksperte per verifikimin ne terren? Duke ju uruar nje dite te mbare, ju kerkoj ndjese per shqetesimin dhe pyetjet e shumta qe ju kam drejtuar. Faleminderit paraparakisht,


Qytetari: O. K. Data: 14 September , 2021, Kategoria: Ceshtje pronesie.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet