Parashkrimi fitues

Pershendetje! Cfare lloj provash duhen ne nje seance gjyqesore per te perfituar me parashkrim fitues nje toke shteterore kur permbushen te gjitha kushtet qe parashikon ligji? E kam fjalen duhen deshmitare, sa deshmitare? Mqs jemi ne kohe pandemie a pranohen deshmite shkresore nqs deshmitari nuk vjen dot ne gjyq dhe duhet te jene te noterizuara apo jo ? A cakton ekspertize gjykata ne te tilla raste ?


Qytetari: D. G. Data: 15 January , 2021, Kategoria: Ceshtje pronesie, procedura gjyqesore.

One response to “Parashkrimi fitues”

  1. 3

    Pershendetje,

    Ne lidhje me pyetjen tuaj, ju sugjerojme te paraqisni si prove cdo lloj dokumenti qe verteton lidhjen tuaj nder vite me pronen. Konkretisht, certifikatë fiskale për taksa vjetore bashkisë; vërtetim banor lagje; pagesa (libreza) te faturave te energjise elektrike dhe ujit (nese mbi kete prone ndodhet nje objekt per te cilin ka patur kontrate dritash dhe uji); deklaratë noteriale të komshinjve që nuk kanë pretendime mbi kufijtë e pronës, etj.
    Deshmitaret do te duhet te jene te pranishem ne seance, pasi pyetja e dëshmitarit bëhet kurdoherë në prani të palëve apo përfaqësuesve të tyre. Perpara dhenies se deshmise, deshmitaret do te duhet te betohen para gjykates se do tregojnë të vërtetën për çfarë ata dinë në lidhje me çështjen. Secila nga palët ka të drejtë t’i bëjë pyetje plotësuese dëshmitarit për të sqaruar apo plotësuar përgjigjet e dhëna nga ai. Gjykata mund të bëjë pyetje e të kërkojë sqarime kurdoherë që e konsideron të nevojshme për zgjidhjen e drejtë të çështjes.
    Gjykata, gjate hetimit gjyqesor, mund te therrase ekspert ne menyre qe te qartesoje situatat faktike ne lidhje me pronen. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet