Parashkrimi fitues.

Pershendetje,

Nese dikush me ka marre pronen para 23 vjetesh nepermjet falsifikimit dhe sot arrije ta provoj falsifikimin. A mund te fitoje pronesine serish pala tjeter nepermjet parashkrimit fitues, meqenese e ka poseduar sendin per me shume se 20 vjet? Ju falenderoj,


Qytetari: G. L. Data: 17 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

3 responses to “Parashkrimi fitues.”

  1. Ertil Mecaj Ertil Mecaj says:

    Pershendetje,

    Fitimi i pronesise me parashkrim fitues nuk eshte automatik me plotesimin e kushteve te parashkuara nga nenet 168 dhe 169 te Kodit Civil (ne varesi cfare parashkrimi fitues eshte, me apo pa titull). Subjekti pervec kushteve te percaktuara ne keto nene duhet t’i drejtohet gjykates per te njohjen e pronesise, duke paditur pronarin e sendit ose trashgimtaret e tij (nese ka humbur jeten).

    Prandaj, ju duhet te merrni masa qe gezimi i prones te mos kete qene i qete nga pala tjeter deri ne momentin e paraqitjes se padise se mundshme prej tij.

  2. Pershendetje,
    Nese pala poseduese e ka gezuar pasurine per me shume se 20 vjet ne menyre te panderprere dhe te qete, une vleresoj se mund ta perfitoje pasurine me parashkrim fitues, edhe nese ju me vone arrini te provoni se fillimisht kjo prone eshte pervetesuar me ane te dokumentave te fallsifikuar. Qellimi i parashkrimit fitues me keqbesim, eshte pikerisht fitimi i pronesise nese e posedon ate per mbi 20 vjet.

  3. Pershendetje,
    Ne lidhje me pyetjen qe parashtroni, do ishte me interes te dinim nese gjate kesaj periudhe ka patur ose jo ndonje kerkese nga ana e juaj mbi kete pasuri (per te kuptuar sesa i qete dhe i panderprere ka qene posedimi i pales tjeter mbi kete pasuri).
    Ne parim, une vleresoj se nuk mund te behesh disponues i nje pasurie permes nje dokumenti te fallsifikuar (vepre penale). Por ceshtja juaj duhet pare ne teresi, sepse instituti i parashkrimit fitues ka specifikat e veta, si nje menyre origjinale e fitimit te pronesise.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet