Parashkrimi – fitues

Pershendetje , ne muajin dhjetor ju kam pyetur per hapjen e nje procesi gjyqesor si me poshte :
posedoj nje shtepi prej 28 vitesh. kete shtepi e ka nje person tjeter, por nuk ka jetuar ketu qe kur eshte marre banesa e deri tani e posedoj une prej 28 vitesh. Taksat, faturat e ujit, dritave jane ne emrin tim. Shtepia eshte e pa privatizuar ende … A mund ta hap gjyq parashkrimi fitues une nqs nuk eshte privatizuar ende?
Dhe pergjigja juaj ishte qe te padisja Bashkine,
Ne vijim ju pyes serish, nqs une e hap kete gjyq duhet te padis vetem Bashkine apo edhe Entin Kombetar te Banesave te zones qe une banoj? Cilat duhet te jene palet ndergjygjese?
Po personi qe ka marre autorizimin dhe 2 anetaret e tjere duhet te jene te paditur apo nuk kane lidhje me kete proçes?
Dhe pergjigja juaj ishte kjo :
Duhet të padisni vetëm Bashkinë. Enti Kombëtar i banesave ka objekt të veprimtarisë së saj, një pjesë (jo të gjitha) të ndërtimeve të bëra pas vitit 1991.
Personat të cilët kanë marrë autorizimin nuk duhet të jenë në procesin gjyqësor. Ata kanë përfituar një të drejtë sipas ligjit të kohës, por nuk e kanë ushtruar dhe nuk e kanë kërkuar këtë të drejtë. Kjo pasi ligji kërkon që e drejta e privatizimit vihet në lëvizje nga personi që ka autorizim. Pra, ligji nuk të detyron të privatizosh banesë, por të jep të drejtën.
Pra, ndërgjyqësia kushtëzohet nga qenia pronar. Për banesat në Republikën e Shqipërisë pronar janë Bashkitë.
– Nisur nga keto rretha hapa gjyq me parshkrim po ne dhjetor , dhe seanca gjyqesore u be para 5 diteve duke ma rrezur padine per arsyje se shtepis eshte e pa privatizuar , dhe se nuk e din se kush do ta privatizoj bashkia apo Enti i banesave , dhe se kete shtepi nuk mund te fitohet me parshkrim dhe pse se une jetoj 28 vjet pasi autorizimin e ka personi i trete pra ai qe e ka fituar ne ate vit 1994 ..
Pra pyetja ime eshte a eshte i drejte vendimi i Gjykates ta rrezoj padine ? Faleminderit


Qytetari: S. M. Data: 4 February , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Parashkrimi – fitues”

  1. Një nga kushtet thelbësore për ngritjen e padisë është evidentimi dhe provueshmëria e pronarit të sendit që kërkohet të fitohet. Gjykata që të ka rrëzuar padinë kam përshtypjen se të kërkon të vërtetosh gjyqësish se kush është pronar i shtëpisë që kërkon të fitosh me parashkrim fitues.
    Tre janë rrugët që të vërtetosh se kush është pronari.
    1. Vërtetim i ASHK-së për gjendjen juridike të pronës.
    2. Vendimi i Këshillit Bashkiak për kalimin në fond banese.
    3. Inventari i bashkisë për pasuritë e paluajtshme.
    Mjafton një nga këto tre dokumentet për të vërtetuar pronësinë e apartamentit.
    Kjo është konsulta e fundit që jap për këtë çështje për shkak se më duket se ka diçka që nuk shkon, të cilën do e sqaroj më poshtë:
    Personalisht më duket shumë e dyshimtë kjo që ju thoni dhe situata juridike, kur në muajin Dhjetor keni marrë konsultë juridike dhe minimalisht do 10 – 15 ditë që çështja t`i shkojë në tavolinë gjyqtarit pa marrë parasysh ngarkesën e gjykatës, (ndërkohë që gjykata nuk punon nga 1 -15 Janar për shkak të mbartjeve/numërtimit të dosjeve) dhe gjatë kësaj periudhë nuk hidhet short i çështjeve. Pra, si është e mundur të siguroni të gjithë dokumentacionin në një kohë kaq të shkurtër dhe gjatë periudhës së pushimeve. Pasi ngrihet padia i lihet 30 ditë kohë të paditurit për një deklaratë mbrojtje dhe më pas po aq edhe ju si paditës për tu shprehur mbi deklaratën e mbrojtjes. Këto veprime juridike kërkojnë një kohë relativisht nga 3-4 muaj, për të mos përmendur faktin e kohës që i duhet ekspertit për të kryer aktin e ekspertimit. Pra, më duket e pakuptimtë që një gjyq të iniciohet në Dhjetor dhe të përfundojë në fund të Janarit, sepse është e pamundur.

  2. Një nga kushtet thelbësore për ngritjen e padisë është evidentimi dhe provueshmëria e pronarit të sendit që kërkohet të fitohet. Gjykata që të ka rrëzuar padinë kam përshtypjen se të kërkon të vërtetosh gjyqësish se kush është pronar i shtëpisë që kërkon të fitosh me parashkrim fitues.
    Tre janë rrugët që të vërtetosh se kush është pronari.
    1. Vërtetim i ASHK-së për gjendjen juridike të pronës.
    2. Vendimi i Këshillit Bashkiak për kalimin në fond banese.
    3. Inventari i bashkisë për pasuritë e paluajtshme.
    Mjafton një nga këto tre dokumentet për të vërtetuar pronësinë e apartamentit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet