Parashkrim fitues

Pershendetje , mund te fitohet nje banese me parashkrim fitues pa titull, bashkarisht, pra ne nje banese jetoj une dhe nje person tjeter.  Asnjeri nga ne nuk eshte pronar, por taksat  ujin energjine jane ne emrin tone dhe jetojme aty prej 30 vjetesh? Faleminderit,


Qytetari: L. D. Data: 21 November , 2019, Kategoria: Ceshtje pronesie.

4 responses to “Parashkrim fitues”

  1. 2

    Kodi i procedures Civile ne nenin 169 e vijues, e parashikon te drejten e fitimit te pronesise me Parashkrim fitues “pa titull”, sic jeni edhe ju ne rastin konkret.Te drejten e padise e keni te dy ju dhe vec e vec, kunder pronarit me titull te prones qe posedoni.

  2. Ada Dimo Ada Dimo says:
    2

    Pershendetje,
    Perpara se ngresh padi ne gjykate, duhet te kesh parasysh 3 momente kryesore: 1. te indentifikosh titullarin e pasurise; 2. te disponosh provat per posedimin e pasurise (ne rastin ne fjale ju keni kontraten e ujit dhe te dritave); 3. Posedimi te kete qene i panderpre per 20 vjet rresht, qe do te thote gjate ketyre 20 viteve, pronari te mos kete ushtruar tagrat e pronarit (te mos kete kerkuar t’ja lironi, dorezoni pasurine etj).
    Kerkimet kryesore qe do ngresh perpara gjykates se rrethit ku ndodhet pasuria e paluajteshme, jane: 1. Njohja pronar me parashkrim fitues pa titull; 2. Detyrimin e ASHk-se (Drejtoria perkatese) te regjistroje pronen ne emrin tuaj.

  3. 2

    Në nenin 169 të Kodit Civil parashikohet e drejta për të fituar një pasuri të paluajtshme e parashkrim fitues. Ju (bashkërisht të dy ose veç e veç), keni të drejtë për të ngritur padi në gjykatën kompetente ku ndodhet pasuria, për “Njohjen pronar me parashkrim fitues”.

  4. 2

    Në nenin 169 parashikohet e drejta për të fituar një pasuri të paluajtshme e parashkrim fitues. Ju (bashkërisht të dy ose veç e veç), keni të drejtë për të ngritur padi në gjykatën kompetente ku ndodhet pasuria, për “Njohjen pronar me parashkrim fitues”.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet